Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Di Canio godet sërish: Vinicius? Epo s’e ka mendjen të këndojë “rap”

Vinicius Junior është kampion evropian me Realin e Madridit, pasi shënoi edhe në finalen e tij të dytë të Champions League. Rafael Leão, nga ana tjetër, sapo ka përfunduar një sezon më shumë në hije sesa në dritë, të paktën nga pikëpamja individuale.

I paqëndrueshëm, aq sa ka merituar kritika nga ata që do të donin ta shihnin si lider i Milanit, Leão ka marrë “sulm” të ashpër komentues i cili, siç dihet, kur vë në shënjestër dikë, sigurisht që nuk ia përton. Bëhet fjalë për Paolo Di Canion.

Ish-sulmuesi ka bërë një krahasim mes Vinicius Junior dhe Leãos. Dhe ai nuk ishte aspak i kursyer me portugezin.

“A e keni kuptuar mentalitetin, urinë dhe grintën e Vinicius? Ai me siguri ka hobet e tij, do të argëtohet me miqtë dhe do të luajë PlayStation si fëmijët e moshës së tij, por e ka përparësi të nxitojë në stërvitje dhe jo të regjistrojë një këngë rap 8-orëshe, duke e vënë këtë si prioritet në vend që të luajë.”

Është evidente referenca e Di Canio për Leão, i cili, siç dihet, prej disa kohësh ka hyrë në botën e “rap”-it, në jetën e tij të dytë pas futbollit, aq sa tashmë ka publikuar dy albume:

Lexo edhe:

“Nuk është se jam inatosur me dikë, por është humbje energjie. Duhet të pushosh dhe të rigjenerohesh.”

Nuk është hera e parë që Di Canio kapet me Leãon. Në tetor, pas humbjes së Milanit ndaj PSG-së, ai tha:

“I mungon grinta, vendosmëria, jo vetëm që nuk shënon gola por nuk jep as ndjesinë e golave. Presim një shkëndijë prej tij, qoftë edhe vetëm për të materializuar volumin e lojës”.

Në janar, megjithatë, ai shkoi më tej kur foli për një “qëndrim të turpshëm”:

“Ne në dhomat e zhveshjes do ta kishim kapur për veshësh dhe do t’i kishim thënë që kjo nuk ishte mirë. Pas përkëdheljeve, tani është koha për shuplakat”.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....