Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Canio “thumbon” mbrojtësin e Interit: Mjaft e lavdëruat, nuk është lojtar i madh

Ish sulmuesi i njohur Italian, Paolo Di Canio ka vënë në “shënjestër” mbrojtësin sllovak të Interit, të cilin e ka kritikuar ashpër dhe ka shtuar se ai nuk është një lojtar i nivelit të lartë, por një futbollist i mbivlerësuar.

Në një intervistë të dhënë për Sky Sport, Di Canio analizo disa gabime të Skriniarit dhe theksoi se pavarësisht disa ndeshjeve në nivele të larta, kur vjen puna për detajet, këto nuk janë asnjëherë në favor të mbrojtësit zikaltër.

“Mjaft folët me superlativa për Skriniar. Nuk mendoj se duhet të lavdërojmë disa ndeshje të mira të tij, pasi diferencën e bëjnë detajet. Skriniar është shumë I mirë për të markuar trup më trup kundërshtarin, por kur e ka larg atë, shkon në konfuzion dhe nuk di çfarë të bëjë. E patë si gaboi ndaj Lazios e Barcelonës? Së fundi edhe me Juven, ku duhej të ndiqte Matuidi deri në fund, por i kaloi topi një centimetër larg dhe tërhoqi këmbën, duke bërë që skuadra e tij të pësojë golin e parë”, u shpreh Di Canio.

Mbrojtësi sllovak bëri dy sezone fantastike me fanellën e Interit, kur zikaltrit drejtoheshin nga Luciano Spalletti, por ulja në pankinë e Antono Contes dhe ndryshimi i skemës nga mbrojtja me 4 në atë me 3, ka bërë që Skriniar të mos përshtatet si duhet, ndërsa jo rrallë është kritikuar për performancën e tij.

Por përpos këtyre detajeve, sllovaku mbetet një nga mbrojtësit më të kërkuar në merkato dhe ka adhurues të shumtë në Premier League e La Liga, me klube si Manchester City, Barcelona e Real Madrid, që janë gati të kënaqin pretendimet e Interit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...