Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Francesco: Crotone e Bologna, dy ndeshje për t’u fituar

Roma do të ketë dy ndeshje radhazi në ‘Olympico’, ku do të presë fillimisht Crotonen nesër dhe më pas Bolognën, të shtunën. Trajneri i verdhekuqve, Eusebio Di Francesco, në konferencën e sotme për shtyp u dërgoi një mesazh të qartë futbollistëve të tij, duke u thënë se nuk pranon asnjë rezultat tjetër, përveç fitores në këto dy takime.

“Crotone është një skuadër që mund të bëjë keq. Edhe vitin e kaluar, bëri një fazë të dytë të mrekullueshme dhe ia doli t’i shpëtojë rënies. Nga ana tjetër, edhe Bologna i ka bërë një nisje mjaft të mirë sezonit dhe është një skuadër eksperte tashmë në Serinë A, ndaj nëse duam që të jemi aty mes pretendentëve për të ngritur titullin në maj, duhet që në këto takime të mos e diskutojmë 3-pikëshin”, tha Di Francesco.

Trajneri i verdhekuqve zbuloi disa prej emrave që do të zbresin në fushë nesër ndaj Catanias, ndërsa tha se është gati për të debutuar edhe mbrojtësi holandez, i ardhur këtë verë në Romë, Karsdorp.

“Nesër është momenti që të debutojë në Serinë A, Rick Karsdorp, ndërsa në fushë do të jenë edhe Kolarov e Dzeko. Patrick Schick është rikuperuar, por duam ta përfshijmë gradualisht, për të mos rrezikuar një tjetër dëmtim. Ndoshta mund të luajë disa minuta në pjesën e dytë”, tha Di Francesco.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...