Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Di Francesco: Herët të flasim për titullin, mendojmë për ndeshjen e radhës

Roma po kalon një moment mjaft të mirë, pasi në Serinë A po tregohet cinike, duke fituar shpeshherë me rezultat minimal, ndërsa në Champions po dhuron gola dhe lojë spektakolare.

Futbollistët e verdhekuqve duken të kënaqur me punën e trajnerit Di Francesco dhe optimistë mbi rezultatet e skuadrës. Së fundi edhe drejtori teknik i Romës, Monchi është shprehur se skuadra tani mund të fillojë të mendojë për titullin, por nuk është i këtij mendimi trajneri i verdhekuqve.

“Në fillim duhet të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, ku duhet të marrim 3 pikët dhe të rikuperojmë diferencën me kryesueset. Po kalojmë një moment të mirë, por është ende shumë herët që të mendojmë për titullin. Kjo është një çështje që i përket 8-10 javëve të fundit të kampionatin, por deri atëherë të shohim se në çfarë situate do të jemi”, tha trajneri i Romës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...