Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Francesco me orët e numëruara, Genoa testi i fundit?

Eusebio Di Francesco i ka orët e numëruara në pankinën e Romës, pasi verdhekuqtë shpërdoruan avantazhin prej dy golash në transfertën sarde ndaj Cagliarit dhe pësuan dy herë në 10 minutat e fundit, ndonëse kundërshtari ishte me dy lojtarë më pak.

Kjo shfaqje vetëvrasëse ka bërë që të shpërthejë furia e James Pallotës nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, por vetëm ndërhyrja e Drejtorit Sportiv Mario Monchi, ka bërë që Di Francescos t’i jepet edhe një javë kohë, për të rikthyer skuadrën në shina.

Kështu në mesjavë verdhekuqtë do të luajnë në transfertë ndaj Viktoria Plzenit, në një sfidë të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, ku gjithsesi Roma është kualifikuar, ndërsa vëmendja do të jetë te sfida e të dielës përballë Genoas.

Miqtë do të vijnë në “Olimpico” me trajnerin Prandelli në krye dhe do të kërkojnë surprizën, ndërsa për Di Francescon, çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të përkthehej në shkarkim të menjëhershëm nga puna.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se Monchi po punon edhe për të gjetur pasuesin e De Francescos, për të mos mbetur i papërgatitur në rast shkarkimi dhe për momentin alternativat janë vetëm dy.

Bëhet fjalë për Vincenzo Montellën, i cili ka luajtur me Romën dhe e njeh mirë ambientin kryeqytetas, por edhe për Paolo Sousën, i cili ka drejtuar për pak kohë Fiorentinën dhe është njohës i mirë i kampionatit italian.

Megjithatë, para se të kalohet te momenti i përzgjedhjes, duhet pritur sfida me Genoan, pasi një fitore bindëse e verdhekuqve, do të rriste kreditet e Di Francescos në stolin e Romës, të paktën deri në fund të vitit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...