Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Francesco ndez derbin: Roma të fitojë për vete, jo për mua!

Një derbi për t’u fituar për të mirën e Romës dhe jo për vazhdimësinë e tij në stol. Kështu e cilësoi Eusebio Di Francesco duelin e të shtunës ndaj Lazios. Trajneri i Romës në konferencën për shtyp foli për shumë tema duke shfaqur të gjithë besimin e tij se skuadra do të rikthehet në rrugën e duhur.

RIKUPERIMI I MANOLAS – “Është për t’u vlerësuar sot, sepse ka pasur dhe disa probleme të vogla. Gjithsesi sot dhe nesër do të vendosim. Manolas është një lojtar në dyshim.”

DE ROSSI – “Kjo nuk është një sakrificë, çdo lojtar gjithmonë dëshiron të jetë në fushë në një ndeshje të tillë. De Rossi ka karakteristika të ndryshme dhe është një ndër më të rëndësishmit. Lodhja mund të jetë më shumë mendore sesa fizike, por De Rossi nesër do të jetë kapiteni i ekipit tonë.”

TITULLI KAMPION – “Ne nuk jemi pretendentë dhe fusha e ka treguar këtë, na vjen keq të jemi kaq shumë prapa. Por po punojmë për të rikuperuar pikët që kemi humbur në renditje. Duhet të përmirësohemi çdo ditë, besoj në rritjen e ekipit dhe do të përpiqemi të ngjitemi në tabelën e renditjes.”

LËKUNDJA E STOLIT – “Ndeshja është e rëndësishme për të ardhmen e Romës, jo për mua. Unë përfaqësoj Romën dhe përpiqem të bëj më të mirën për të vijuar, duke e mbajtur fanellën e këtij klubi afër. Unë do të përpiqem të bëjë gjithçka për ekipin, jo për Eusebio Di Francescon.”

MESFUSHA – “De Rossi dhe Nzonzi bënë një punë të mirë ndeshjen e fundit. I vlerësoj që të dy shumë si lojtarë. Kanë karakteristika të jashtëzakonshme. Gjithashtu kemi mesfushorë të tjerë si Cristante dhe Pellegrini, por në këtë moment duke luajtur 4-2-3-1 për ta është pak më e vështirë.”

MARRËDHËNIA ME TIFOZËT – “Jam i interesuar që tifozët të duartrokasin djemtë dhe jo trajnerin, lojtarët janë protagonistët që na bëjnë të fitojmë ndeshjet. Tifozët romanistë u panë dhe në Bologna, na kanë mbështetur deri në minutën e 85-të pa pushim. Do të jetë detyra jonë t’i shpërblejmë ata.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...