Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zbulohen emrat post-Gattuso, Di Francesco favorit për stolin e Milanit!

Milani ka konfirmuar Genaro Gattuson deri në fund të këtij sezoni. Por me apo pa kualifikimin në Champions ish-mesfushori do të shkarkohet në fund të kampionatit pasi drejtuesit e klubit kuqezi e kanë humbur besimin që kishin te Gattuso. Por kush do ta pasojë Rinon në stolin e Milanit. Tre janë kandidaturat kryesore. Në pole-position mesa duket është Eusebio Di Francesco një emër i ri për kuqezinjtë por jo i panjohur. Ish-trajneri i Sassuolos dhe Romës pëlqehet shumë nga treshja Gazidis-Leonardo-Maldini për stilin, lojën e bukur dhe mbi të gjitha sespe di t’iu japë mundësi lojtarëve të rinj, t’u rrisë çmimin dhe të vëjë në dukje vlerat e tyre. Një tjetër emër është ai i Gian Piero Gasperinit, i cili gjithsesi nëse siguron kualifikimin historik në Champions League me Atalantën, më parë do të analizojë me kujdes projektin e presidentit Percassi. Gasperini gjithsesi do të ishte i gatshëm për një rikthim në Milano këtë herë për të patur më shumë kohë për të vënë zbatim idetë e tij dhe këtë herë në stolin e Milanit dhe jo atë të Interit. Ka humbur kuota Maurizio Sarri që edhe pse ishte preferenca e parë e drejtuesve kuqezinj para disa javësh, tashmë ka zbritur në shkallën e tretë të podiumit. Të ashtuquajturit outsider për të marrë drejtimin e Milanit janë Giampaolo dhe portugezi Leonardo Jardim, ndërkohë që vështirë se trajneri i ri i kuqezinjëve mund të jetë Antonio Conte, vetëm nëse ndodh ndonjë surprizë e madhe. E sigurtë është që pas 4 ndeshjeve të ardhshme Genaro Gattuso nuk do të jetë më trajneri i Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...