Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Francesco paralajmëron rivalët: Është edhe Roma për titull

Roma e tij është e frikshme. Edhe pse ka humbur dy ndeshjet e mëdha ndaj Interit dhe Napolit dhe ka mposhtur vetëm Milanin nga skuadrat e kreut, Roma e Eusebio Di Francescos po ecën me një ritëm vërtet të frikshëm në këtë sezon. Verdhekuqtë po shkëlqejnë edhe në Champions League dhe për këtë të gjitha meritat shkojnë në drejtim të ish trajnerit të Sassuolos që po i merr më të mirën një skuadre që në verë humbi dy lojtarë me peshë si Salah e Rudiger që u larguan drejt Anglisë. I kënaqur me ecurinë e deritanishme të skuadrës kryeqytetase, në një intervistë, Eusebio Di Francesco ka parlajmëruar në një farë mënyre rivalët: “ Scudetto? Jemi edhe ne, do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për ta fituar”, me këto fjalë ish lojtari i Romës, e ka bërë të qartë objektivin që skuadra e tij në këtë sezon. Për t’u ulur në stolin  verdhekuq, Di Francesco shpjegoi se majin e kaluar mori miratimin e drejtuesve të Sassuolos. Në fund një mendim i trajnerit shkoi për blerjen e bujshme të Romës në këtë merkato, sulmuesin çek, Patrick Schick; “ Është impresionues, për fatin e tij të keq nuk ka qenë mirë fizikisht por në vazhdim jam i sigurtë se do të shfaqë të gjithë potencialin e tij dhe do të tregojë se është një lojtar për Romën”, shtoi ish mesfushori.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...