Roma la pas krizën, teksa javën e kaluar mposhti 0-1 Veronën në ‘Bentegodi’, falë golit të shënuar nga djaloshi turk, Under, që në fillim të sfidës. Nesër verdhekuqtë do të presin në ‘Olimpico’ Beneventon e vendit të fundit, ndërsa De Francesco thekson se pret që skuadra t’i japë vazhdimësi rezultateve pozitive.
De Rossi dhe Schick
Sot do të jetë prova deçizive e tyre, përpara se të vendosim nëse do t’i grumbullojmë apo jo. Shpresoj shumë që të kemi të gatshëm të paktën Danielen, pasi kemi pak lojtarë në atë pozicion.
Under si mesfushor anësor
Nuk mund të luajë, sepse nuk ka karakteristika për të luajtur aq mbrapa. E shoh ideal në 1 nga 3 pozicionet pas sulmuesit, pasi është lojtar që ka dëshirë të niset me topin, të asistojë, apo të godasë.
Dzeko dhe Gonalons
Boshnjaku është në formë mjaft të mirë, si fizike ashtu edhe mendore. DO të jetë titullar nesër, por edhe në vijim, pasi ai është sulmuesi ynë kryesor. Gonalons po rikuperohet, por nuk besoj se do të jetë gati para sfidave të Championsit.
Lënia jashtë e Bruno Peres
Në ndeshjen e fundit, pamë një episode të shëmtuar, ku Bruno dhe Radja Nainggolan shkonin në krah të kundërt me njëri-tjetrin. Për këtë arsye vendosët më përjashtojmë dhe gjobisim Peresin, pasi nëse duam të kemi sukses, duhet të bëjmë të gjithë të njëjtën rrugë. Rritja e ekipit kalon edhe nëpër këto etapa, që janë të rëndësishme.
Roma dhe Championsi
Duhet të përmirësohemi veçanërisht në repartin ofensiv, por pa humbur soliditetin mbrapa. Kemi akoma edhe shumë punë për të bërë. Sa i përket Championsit, objektivi ynë është të shkojmë sa më larg të mundemi, por nuk mendoj se jemi në gjendje të synojmë triumfin