Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Francesco: Preferoj barazim në “San Paolo”, por më parë të mposhtim SPAL-in

Euseboi Di Francesco duket se i ka idetë e qarta, në prag të sfidës së nesërme ndaj SPAL-it, në kampionat. Trajneri i verdhekuqve ka bërë thirrje për fitore, si e vetmja alternativë për të qëndruar në hapin e kryesuesve.

“Nesër me SPAL-in duhet të fitojmë, pasi nuk na lejohen më hapa falsë. Të gjitha kryesueset po vrapojnë dhe nëse lëmë pikë si në Genoa, do t’ia komplikojmë shumë situatën vetes”, tha trajneri i Romës.

Di Francesco konfirmoi mungesat e Nainggolanit dhe Perottit, ndërsa theksoi se ka besim te ata që do t’i zëvendësojnë në fushë.

“Nainggolan do të mungojë, ndërsa Perotti mund ta nisë nga stoli, por edhe mund të mos e grumbulloj. Kemi besim si te Under, ashtu edhe te Schick dhe cilido që të luajë, do të dijë të japë më të mirën. Çështja De Rossi është mbyllur tashmë, pasi lojtari e ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje, kështu që nuk kemi pse të vazhdojmë ta diskutojmë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për kapitenin tonë, një njeri që ka lidhur të gjithë jetën e tij sportive me Romën”, tha Di Francesco.

Në fund trajneri i verdhekuqve shprehu edhe një dëshirë për rezultatin që do të preferonte në takimin Napoli-Juventus, që do të startojë menjëherë pasi të përfundojë Roma-SPAL.

“Është një ndeshje shumë interesante, por do të doja të shijoja një barazim të bukur. Kështu nuk do të shkëputej asnjëra dhe do të ishim të gjitha kryesueset pranë, duke e bërë edhe më interesante garën. Gjithsesi, fillimisht të përqendrohemi te SPAL-i dhe të marrim 3 pikët e mundshme”, u shpreh trajneri i verdhekuqve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...