Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Maria dhe e shoqja gjejnë kohën të replikojnë me tifozët e Juves (Foto)

Di Maria dhe e shoqja

Angel Di Maria dhe bashkëshortja e tij Jorgelina Cardoso, kanë gjetur kohën për t’u kthyer përgjigje fansave në rrjetet sociale. I pari ka qenë kampioni i botës, që ka replikuar me një tifoz të Juventusit, i cili e kishte akuzuar Di Marian se bashkë me Paredes, janë mercenarë që nuk e meritojnë fanellën bardhezi.

“Ai që nuk e meriton fanellën e Juventusit, je ti. Skuadra dhe lojtarët janë bashkë 100 %, deri në fund. Ajo që ti po bën ,është që po demonstron se je me Juventusin vetëm në momentet e bukura dhe jo ato të vështira. Të përshëndes. Unë jam mirë, deri në fund, jo si ty”, shkroi Di Maria.

Lexo edhe:

 

Vetëm pak minuta më vonë, ishte bashkëshortja e tij, që në përgjigjen ndaj një fansi, nuk ngurroi të thumbojë edhe trajnerin Allegri, që duket se i ka ditët e numëruara në pankinën bardhezi.

“Nuk është ai që përgatit skuadrën, nuk është ai trajneri, nuk është ai që preferon të qëndrojë mbrapa. Heshtni. Jeni të çmendur, apo ju paguajnë?”, shkroi Jorgelina Cardoso në replikën ndaj një komentuesi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...