Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Di Maria fantastik, por ka vetëm një defekt! Është… argjentinas”

Angel Di Maria po i bën të gjithë për vete te Juventusi. Lojtari argjentinas është shfaqur në formë në miqësoret verore me bardhezinjtë italiane, me të cilën firmosi për një vit si lojtar i lirë pas largimit nga PSG.

34-vjeçari do të provojë aventurën e parë në Serie A, teksa pritet t’i dhurojë klas, asiste dhe gola skuadrës së Max Allegrit. Danilo, mbrojtësi brazilian i Juventusit, është ndalur te sulmuesi i djathtë në prononcimin për GDS, aty ku nuk e kursen as batutën.

Të gjithë e dimë se çfarë mund të japë në fushë Di Maria. Ai është një djalë shumë i mirë. I vetmi defekt që ka është fakti që është argjentinas… “, deklaroi duke buzëqeshur 31-vjeçari.

Më pas një koment edhe për Bremer, qendërmbrojtësin brazilian, i cili zbarkoi te Juventusi për të mbyllur “gropën” e krijuar në prapavijë prej largimeve të kapitenit Chiellini dhe holandezit De Ligt.

Bremer ka treguar se është i gatshëm për Juventusin, gjithashtu edhe për kombëtaren braziliane. Ai ka potencial të madh, bëri mirë te Torino dhe do të jetë në gjendje të rritet më tej te Juventusi”, deklaroi anësori i djathtë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...