Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Di Maria “mashtron” Juventusin, argjentinasi “tradhton” edhe Real Madrid

Angel Di Maria vendosi të mbyllë aventurën me PSG pas shtatë viteve në kryeqytetin francez teksa argjentinasi kur është në moshën 34-vjeçare pretendon ende të mbetet pjesë e futbollit europian. Ofertat nuk i mungojnë dhe një nga klubet më të interesuara është Juventusi me bardhezinjtë që pasi larguan Dybalan, shohin te anësori nga Rosario lojtarin e duhur për t’iu përshtatur në sulm Chiesës dhe Vlahovic.

Kontaktet mes palëve kanë nisur prej kohësh dhe dukej se po shkonin në rrugën e duhur, por gjatë ditëve të fundit, Di Maria është stepur të pranojë ofertën e italianëve ndërsa nga Spanja zbulojnë se pas kësaj tërheqje të lojtarit fshihet Barcelona.

Di Maria, që ka provuar edhe një eksperiencë me Real Madrid, preferon të rikthehet në La Liga dhe është me “sy e veshë” për të mësuar të ardhmen e Dembele. Nëse francezi nuk rinovon me katalanasit, atëherë Barcelona do të kontaktojë argjentinasin dhe do ta transferojë në Camp Nou.

Për momentin Di Maria nuk e ka vendosur të ardhmen dhe është në pritje ndërsa Juventus nuk ka më asgjë në “duar” dhe i mbetet të “kryqyzojë gishtat” që Dembele të rinovojë me Barçën dhe ish-futbollisti i PSG të veshë fanellën bardhezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...