Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Di Maria përgatit fundin e karrierës dhe zbulon destinacionin e preferuar: Është çështje zemre

Pas aventurave te Real Madrid apo Manchester United, Angel Di Maria ka gjetur vazhdueshmërinë në Paris me skuadrën e PSG teksa prej gjashtë viteve është pjesë e francezëve. Argjentinasi i cili është në moshën 33-vjeçare ka ende kohë para se të mendojë për të mbyllur karrierën e tij, kjo nisur edhe nga performancat që tregon në fushë.

Mirëpo, ai është i qartë për atë që do të jetë klubi i fundit në karrierë ndërsa Di Maria është shprehur se preferon të luajë me ekipin që e nisi rrugëtimin në futboll. Fjala është për argjentinasit e Rosario Central, të cilët mbeten në zemrën e sulmuesit.

“Dëshira ime është ta mbyll karrierën me Rosario Central, kjo sepse kam arsye zemre për ta bërë këtë. Prandaj e kam këtë mendim gjithnjë në kokën time, bëhet fjalë për diçka që e kam shumë përzemër”, u shpreh Di Maria, i cili me Rosario Central është aktivizuar për dy vite nga 2005 deri në 2007-tën. Në këtë sezon, futbollisti i PSG në 11 paraqitje me francezët ka regjistruar tre gola, por edhe tre asiste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...