Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Di Maria si Maradona në Itali, teknikisht ‘monstër’! Mosha? S’ka lidhje, unë jam 44”

Shumë lojtarë të njohur janë pa kontrata dhe po studiojnë ofertat që kanë marrë gjatë kësaj periudhe. Njëri prej tyre është Angel Di Maria, për të cilin interesohet Juventusi.

Sulmuesi i djathtë argjentinas po bisedon me drejtuesit e bardhezinjve. Gigi Buffon shpreson ta shohë 35-vjeçarin në Serie A, madje e “ekzagjeron” duke e krahasuar me Diego Maradonën.

Di Maria, për momentin, në kampionatin italian do të ishte si Maradona. E kuptoni se çfarë dua të them? Lojtarët duhet të vlerësohen në lidhje me kontekstin në të cilin duhet të veprojnë.

Sot, Seria A është e varfër në nivelin teknik, nuk ka dyshime për këtë gjë. Angel është shumë lart teknikisht. Ai driblon kundërshtarin me një lehtësi mbresëlënëse.

Ai është vendimtar përpara portës, dhuron asiste, vrapon pafund dhe mund të mbulojë disa role në fushën e blertë. Me pak fjalë: ai është një futbollist.

Mosha e madhe? Unë jam 44 vjeç dhe vazhdoj luaj akoma. Mosha nuk ka rëndësi, motivimi, pasioni dhe vendosmëria e bëjnë diferencën. Nëse ai vendos të vijë në Itali te Juventusi, do të thotë se është gati për këtë aventurë”, deklaroi legjenda e portës italiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...