Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Maria “sinjale dashurie” për Juven: Është klubi më i madh në Itali

Juventus nuk ka hequr dorë dhe madje është më pranë firmës me Di Marian, se kurrë. Lajmi vjen nga mediat italiane, të cilat citojnë burime pranë klubit bardhezi të konfirmojnë se palët janë shumë pranë një marrëveshjeje.

Së fundi ka pasur edhe një takim të drejtuesve të klubit torinez me menaxherin e futbollistit, teksa palët duket se kanë rënë parimisht dakord mbi detajet e kontratës dhe tashmë topi është në këmbët e Di Marias, që duhet të pranojë firmën mbi të.

Vetë argjentinasi ndodhet në Ibiza me pushime dhe i kontaktuar në lidhje me një transferim të mundshëm në Itali, ka përdorur diplomacinë, duke vlerësuar maksimalisht Juventusin dhe lënë gjithçka të hapur.

“Juventus është klubi më i madh në Itali. Jemi në bisedime dhe po reflektoj mbi një transferim të mundshëm atje. Megjithatë për momentin jam me pushime me familjen”, u shpreh argjentinasi.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...