Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Di Maria super, PSG e papërmbajtshme, fiton me goleadë ndaj Nice

Tjetër fitore me goleadë e Paris Saint Germain që triumfoi 1-4 në transfertën ndaj Nice duke blinduar vendin e parë në Ligue 1. Pa Neymar dhe Cavanin dhe Mbappe në stol, por me Icardin dhe Di Marian në superformë, parizienët e panë veten shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë falë dy golave të mesfushorit argjentinas. I pari për meritë edhe të Icardit që i dha një asist perfekt ndërsa goli i dytë ishte një magji e vërtetë e Di Marias. Ganago në të 67-ën u duk sikur riktheun Nice në ndeshje, por skuadra e Patrick Viera mbeti me 9 lojtarë pas daljeve me karton të kuq të Cyprien dhe Herelle në minutat 74 dhe 77-të. Në fund kishte vend edhe për golat e Mbappe dhe Icardin me të parin që hyri në fushë nga stoli ndërkohë që sulmuesi argjentinas e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë pas asistit të Mbappe. Me këtë fitore PSG u ngjit në kuotën e 24 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...