Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dick Advoccat largohet nga Holanda pas miqësoreve me Skocinë dhe Rumaninë

Dick Advoccat ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë të jetë më trajneri i kombëtares së Holandës. Pasi nuk arriti dot t’i siguronte kualifkimin për në botërorin “Rusi 2018” kombëtares së “tulipanëve”, Advoccat ka vendosur të mos e vazhdojë më aventurën e tij në krye të stolit të kësaj skuadre. Gjithcka do të përfundojë pasi të jenë zhvilluar dy miqësoret e fundit, kundër Skocisë dhe Rumanisë. 70-vjecari mori drejtimin e “portokallinjve” pas shkarkimit nga detyra të Danny Blind për shkak të rezultateve të dobëta, ku më shumë peshoi moskualifikimi në europian. Sidoqoftë, edhe nën drejtimin e Advoccat, Holanda nuk pati ndonjë përmisim të dukshëm, përkundrazi situata vazhdoi të ishte e njëjtë, duke mbylluar fazën kualifikuese në vendin e tretë në Grupin A. Për Advoccat kjo ishte eksperienca e tretë në krye të Holandës. Më herët ai ka drejtuar ekipin në periudhat 1993-1995 dhe 2002-2004. Përsa i përket emrit që do të zëvendësojë teknikun 70-vjecar ende nuk ka ndonjë kandidaturë konkrete.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...