Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Didier Drogba njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 39-veçare

Një tjetër kampion i madh do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Didier Droga, në moshën 39-vjeçare, ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”. Sulmuesi, që për momentin aktivizohet me Phoenix Rising, në Serinë B amerikane, ka konfirmuar tërheqjen e tij në fund të sezonit. Ai tha se vjen një moment kur duhet të thuash mjaft. Drogba shtoi se ka nevojë të ketë më shumë kohë në dispozicion për projekte të tjera.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e nisi karrierën si profesionist në kampionatin francez me Le Mans në vitin 1998, më pas u transferua te Guingamp dhe Olimpique Marseille. Në “Velodrome” shkëlqeu në sezonin 2003-2004, për t’u transferuar më pas te Chelsea në Premier League, ku u aktivizua për 8 sezone radhazi dhe arriti kulmin në karrierën e tij duke fituar Championsin pas shumë trofeve të tjerë. Drogba ka luajtur gjithashtu me Shangai Shenhua, Glatasaray-n, sërish me Chelsea-n dhe me Montreal Impact.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...