Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Diego Costa në krye të detyrës në Brazil, shpëton dhe ndihmon disa familje nga përmbytja

Jugu i Brazilit është goditur këto ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje. Situata është shumë kaotike dhe tragjike duke qenë se aktualisht janë konfirmuar 37 viktima si dhe 74 persona të humbur.

Të gjithë ata që kanë mundësi po solidarizohen me një nga zonat më të prekura si Rio Grande Do Sul dhe një nga ata që po jep ndihmesë maksimale është edhe Diego Costa që aktualisht luan me Gremion. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, së bashku me disa shokë të tij kanë marrë skafet dhe kanë dalë në terren për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Lexo edhe: 

Costa ia ka dalë të shpëtojë disa familje nga përmbytja duke i evakuar dhe duke i dërguar në zonat e sigurisë. Një shembull për t’u vlerësuar ky i Diego Costës që jep në këto momente një kontribut me shumë rëndësi për vendin e tij.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...