Serie A

Diego Costa transferohet në Itali, bëhet shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares!

Pas Franck Ribery, Salernitana afron një tjetër emër të madh. Për të kënaqur sadopak trajnerin Colantuono dhe për të tentuar mrekullinë në këtë sezon, që do të ishte qëndrimi mes më të mirëve, klubi nga Salerno ka arritur akordin me ish-sulmuesin e Atletico Madrid dhe Chelsea, Diego Costa që vjen si lojtar i lirë pas eksperiencës disa-mujore me Atletico Mineiro në Brazil, ku u shpall edhe kampion në vendin e sambas.

Me Diego Costan, Salernitana do të ketë më shumë eksperiencë në ekip dhe më shumë mundësi për t’i bërë gjërat më mirë në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Te Salernitana aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederik Veseli.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency