Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Diego Forlan merr vendim e papritur, i kthehet futbollit të luajtur

Diego Forlan “pendohet” për zgjedhjen që bëri dy vite e gjysmë më parë. Ish-sulmuesi i disa skuadrave të mëdha si Manchester United, Atletico Madridt dhe Inter, ka vendosur t’i kthehet futbollit të luajtur, por jo në nivelin profesional.

Tashmë 42 vjeç, do të garojë në Ligën tradicionale të Sporteve Universitare (LUD) të Uruguait. Forlan do t’i bashkohet Old Boys & Old Girls Club në kategorinë mbi 40 vjeç.

I themeluar në vitin 1914, misioni i këtij kompeticioni është “të kontribuojë në edukimin e studentëve të universitetit drejt jetës dhe shoqërisë përmes garave sportive amatore”.

“Ideja është të argëtohemi dhe të ndajmë momente me miqtë. Nuk kam luajtur futboll që nga ndeshja ime e lamtumirës”, deklaroi Forlan.

Ajo ndeshje të cilës i referohet Forlan, luajt në stadiumin “Centenario” në Montevideo, më 29 dhjetor 2019, dhe përfundoi me një barazim 6-6 midis miqve të Forlanit dhe përfaqësueses uruguaiane.

Pas tërheqjes nga futbolli, Forlán e filloi karrierën e tij si trajner dhe mori drejtimin e Peñarolit dhe Atenas SAD, klub nga i cili u largua në shtator 2021.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...