Erling Haaland është një sulmues atipik. Statistikat e tij (golat që ka shënuar), janë më pak surreale nga gjithçka që ndodh rreth sulmuesit norvegjez. Nga peticionet drejtuar Parlamentit Britanik për ta deportuar për shkak të të qenit robot në disa aspekte të jetës së tij të përditshme… duke kaluar në dietën e tij të çuditshme.
Sulmuesi 22-vjeçar beson se dieta e tij e ka ndihmuar për t’u bërë ai që është sot: një nga futbollistët më të mirë në planet.
Në dokumentarin “The Big Decision” (Vendimi i Madh), publikohen pamjet e regjistruara para se të nënshkruante me Dortmundin, ku shihet Haaland që merr disa produkte mishi. Intervistuesi habitet kur i shikon: “Por… A është kjo zemër?” Asnjë hezitim në përgjigjen e sulmuesit nordik: “Po, është zemër”.
Siç e shpjegojnë në Angli, Haaland konsumon rreth 6000 kalori në ditë për të mbajtur trupin në gjendje të mirë. “Ju nuk e hani këtë, por unë duhet të kujdesem për trupin tim. Mendoj se ushqimi cilësor dhe sa më lokal është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit thonë se mishi është i keq, por… cili? Më mirë të blini në McDonald’s apo zemrën dhe mëlçinë e lopës, që ushqehet me bar? Unë ha zemrën dhe mëlçinë e lopës.”
Haaland flet në dokumentar për rëndësinë e ruajtjes së rutinës, për sistemin e filtrimit të ujit dhe thekson rëndësinë e dritës së diellit.
“Gjëja e parë që bëj në mëngjes është të marr pak rreze dielli në sytë e mi. Gjithashtu filtroj pak ujin. Mendoj se mund të ketë përfitime të mëdha për trupin tim”.
