Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Digitalb fiton të drejtën e transmetimit në Kosovë, të kampionatit më të fortë në botë

Ai është kampionati më i fortë në botë, liga e vendit ku lindi futbolli, kampionati i “yjeve” dhe emrave legjendarë, ndërsa edhe për 3 vitet e ardhshme do të jetë ekskluzivitet i Supersport në Kosovë.

Digitalb dhe IPKO kanë arritur të sigurojnë të drejtat e transmetimit për Kosovën, të kampionatit më fantastik në planet, Premier Leagues, që do të vijë në ekranin e Supersport edhe për periudhën 2019-2022.

Jeni tifozë me Manchester United, Liverpoolin, Manchester City-n, Chelsea-n apo Arsenalin, pak rëndësi ka tashmë, pasi çdo javë ekipi juaj i zemrës luan në SuperSport dhe mund ta ndiqni nën një koment profesional, të shoqëruar edhe me analiza, komente e informacione nga emisionet e shumta sportive.

Duke nënshkruar kontratën zyrtare për 3 vitet e ardhshme të Premier League, Digitalb përmbush një prej misioneve të tij, për të sjellë për abonentët, eventet më të rëndësishme të globit, duke u çuar shikuesve në shtëpinë e tyre, impiantet mitike të futbollit si “Old Trafford”, “Anfield Road”, “Stamford Bridge”, etj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...