Po ndodh vërtet dhe lajmi i mirë është se do të mund ta ndiqni në platformën më të dashur të gjithë shqiptarëve, Digitalb. Është ndeshja e boksit e këtij mijëvjecari, ajo që të gjithë kanë pritur të ndodhte. Floyed Mayweather, boksieri më i suksesëshëm i viteve të fundit, pasi u tërhoq rikthehet sërish në ring për t’u ndeshur me yllin më të madh të UFC, miksimit të boksit me artet marciale Conor McGregor në Las Vegas. Është një duel për të cilin është spekuluar me vite e vite të tëra dhe më në fund bëhet realitet.
Dueli i mijëvejcarit do të marrë jetë në të shtunën e 26 Gushtit, në “T-Mobile Arena” të Las Vegas Strip në Nevada, vendin e eventeve madhore të boksit, me kohën e saktë që ende nuk është bërë e ditur, por me shumë mundësi do të jetë në mbrëmjen e vonë ose dicka pas mesnatës kështu që përgatituni të qëndroni zgjuar dhe të jeni pranë Digitalb-it në shtëpinë tuaj të dielën e 27 Gushtit, pasi është një event që absolutisht nuk duhet humbur.
Digitalb dhe Supersport kanë vendosur të bëjnë një sakrificë të rëndësishme financiare për t’i bërë dhuratë abonentëve të tyre një event të jashtëzakonshëm, por edhe shumë të kushtueshëm. Për ta kuptuar më qartë, nëpër Europë prenotimi i eventit në formatin Pay Per View kushton jo më pak se 30 Euro në të gjitha format e rezervimit, si nëpërmjet televizionit apo edhe në internet apo nëpërmjet telefonit. Është një event vërtet i jashtëzakonshëm, Mayweather u tërhoq në 2015-n pas një karriere të shkëlqyer me 49 fitore dhe asnjë humbje, dhe njihet si një ndër boksierët më të mirë në aspektin mbrojtës të të gjitha kohërave falë talentit të tij për t’i shpëtuar goditjeve me lëvizjen e tij të mahnitshme.
Një fitore do ta bënte Mayweather të thyente rekordin e legjendarit Rocky Marciano, i cili u tërhoq gjithashtu me 49 fitore dhe asnjë humbje. McGregor, kampioni në fuqi i UFC, njihet po kaq mirë për trimërinë e tij dhe fuqinë e jashtëzakonshme për të shpërthyer me knock outit brenda kafazit të MMA.Mc Gregor ka si armë të fortë goditjen e tij shkatërruese dhe është i shpejtë më këmbët, por cështja është se a do të mund të mposhtë një ndër boksierët më të famshëm të të gjitha kohërave në një ring boksi?
Ndeshja do të zhvillohet sipas rregullave të boksit dhe kjo përbën një sfidë të madhe për artistin e arteve marciale të miksuara Mc Gregor që përballet me as më shumë e as më pak se të pamposhturin Mayweather. Komentet, nga legjenda të boksit pro apo kundër njërit apo tjetrit, kanë qenë të panumërta ashtu si lajmet rreth këtij dueli, por askush nuk mund të bëjë parashikime, të vërtetën do ta thotë vetëm ringu në Las Vegas dhe ju mund të jeni dëshmitare të duelit të mijëvjecarit falë Digitalb dhe Supersport.
