Connect with us

Hi, what are you looking for?

TV

DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën

DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët
DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët

Në epokën e re të transmetimeve televizive, teknologjia e avancuar sjell vazhdimisht mënyra të reja argëtimi për ne dhe për të gjithë bashkëkombasit tanë, kudo që ndodhen nëpër botë.

DigitAlb, Platforma Televizive e të gjithë Shqiptarëve, më e dashura prej afro dy dekadash, vazhdon të mbetet gjithnjë e më shumë një lidhje e fortë dhe e pandarë me kombin, duke ruajtur kulturën dhe gjuhën amtare ndër breza.

Super Aplikacioni DigitAlb, përmes teknologjisë inovative OTT, mundëson të shihni nëpërmjet internetit të gjitha kanalet televizive në Evropë, Amerikë, Kanada, Australi e çdo vend tjetër të botës. Ju mund ta shkarkoni Aplikacionin DigitAlb direkt në televizorin tuaj ose në çdo pajisje smart. Gjithashtu edhe në tableta e telefona.

Si një shërbim tepër inovativ e tepër i volitshëm, Aplikacioni DigitAlb mundëson akses të drejtpërdrejtë në programet më të ndjekura shqiptare, në kanalet kombëtare Top Channel dhe TV Klan, të gjitha kanalet e Shqipërisë e Kosovës, kanalet informative dhe tematike, vendase e të huaja të sjella në gjuhën shqipe.

Shijoni në çdo moment dhe shumë thjesht, më të mirat e ekranit: Programet më të dashura për të gjithë vogëlushët të dubluara në shqip; Gamën më të madhe të kanaleve tematike kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve dhe argëtimit televiziv me përzgjedhje programore, për çdo shije e për çdo moshë.

Të gjitha përballjet e futbollit të Kombëtares Kuq e Zi, si dhe të Përfaqësueses së Kosovës transmetohen ekskluzivisht vetëm në DigitAlb. Për t’i ndjekur këto sfida, bashkë me të gjitha kanalet shqiptare nga kudo që gjendeni nëpër botë, mund të abonoheni lehtësisht online në Paketën Shqip OTT në faqen zyrtare digitalb.al

DigitAlb është shtëpia e përbashkët e të gjitha sporteve me ekskluzivitetet më elitare ndërkombëtare, si Premier League, LaLiga, Bunsdeliga, Ligue 1, Eredivisie, UEFA Europa League, UEFA Conference League, UEFA European Qualifiers, UEFA Nations League, FA Cup, Spanish Supercup, Coppa Italia, Wimbledon, UFC, ATP e shumë të tjera në formatin më ideal të zërit dhe figurës tek të gjitha kanalet e SuperSport.

Në Aplikacionin DigitAlb shijoni në çdo kohë librarinë më të pasur të programeve Video on Demand, të sjella në gjuhën shqipe.
Përjetoni eksperiencën e re të të shijuarit televizion përmes teknologjisë Catch Up TV. Tashmë nuk humbisni asnjë program që jeni duke parë apo që është transmetuar më përpara, sepse mund ta ktheni pas në kohë e ta rinisni nga e para.

Që prej momentit të lançimit të Aplikacionit DigitAlb, të shumtë kanë qenë shqiptarët nga diaspora, të cilët kanë përqafuar menjëherë teknologjinë e re të sjellë nga DigitAlb, sepse besojnë te risia, garancia dhe standardi që përcjell platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për më tepër, blerja e shërbimeve autentike shqiptare është një mënyrë e fuqishme për të mbështetur dhe ruajtur kulturën dhe identitetin shqiptar.

Kini kujdes dhe mos bini pre e mashtrimeve nga platforma pirate, që nuk garantojnë transmetimin dhe as cilësinë që meritoni, sado që përpiqen të përngjasojnë me DigitAlb.

DigitAlb ofron zgjedhjet më të mira të abonimeve me Paketat Familjare, Premium, si dhe Paketën Shqip, duke sjellë më të mirën e Shqipërisë me çmime dhe cilësi të pakonkurrueshme. DigitAlb ju fton të përfitoni nga oferta me ulje çmimi deri në 40% për abonimet 12 mujore në Aplikacionin DigitAlb.

Kudo që ndodhesh DigitAlb është aty tek ti, me pikat e autorizuara të shitjes dhe rrjetin e distributorëve në çdo cep në Shqipëri, Kosovë, Evropë, Amerikë , Kanada, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare www.digitalb.al.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...