Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dikur e kërkonte Van Gaali, 20-vjeçari firmos me Feronikelin

Feronikeli nuk ndalet në vazhdën e transferimeve të reja në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar të kampionët në fuqi është talenti Keith Groeneveld. Pas negociatave jo të lehta Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin Keith Groeneveld që t’i bashkohet skuadrës.

Ai ka luajtur në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme Belge, Standard Lige. Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U-18 të Përfaqësueses së Belgjikës dhe U-20 të Afrikës së Jugut.

Kujtojmë se futbollisti më parë ishtë edhe një nga objektivat e Manchester United, madje Van Gaal, ish- trajneri i United kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin me Groeneveld, që gjithashtu ka qenë në provë edhe tek ekipi i Arsenalit.

20-vjeçari me një gjatësi 1.90 cm i bashkohet klubit në këtë afat dimëror për të përforcuar skuadrën edhe më shumë. Groeneveld, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor mbrojtës.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...