Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dikur ishte trajner i Messit, sot premton se do ta nxjerrë jashtë Botërorit

Tifozët e Argjentinës kanë pushtuar qytetin e Dohas me një det flamujsh bardhekaltër, shumë prej të cilëve kanë imazhin e Diego Armando Maradonës, i ndarë fiks dy vite më parë nga jeta.

Në rast të një humbjeje tjetër, kundër Meksikës, do ta eliminonte Argjentinën nga “Katar 2022”. Dhe mund t’ia bëjë gjëmën pikërisht një trajner argjentinas, me origjinë nga Rosario, i cili pikërisht dy vite më parë ishte në krye të përfaqësueses bardhekaltër.

“Pas shortit, nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një skenar si ky aktuali, por unë punoj për Meksikën dhe dua më të mirën për Meksikën. Dhe pastaj ju pyes: nëse ju të ishit në vendin tim, çfarë do të bënit? Sigurisht që do të bëj gjithçka që Meksika të fitojë”, – tha Tata Martino. – “E di se ku kam lindur, por duhet të bëj të pamundurën që Meksika të fitojë. Nuk mund të bëj ndryshe”.

Kujtojmë që Tata Martino ka qenë trajner i Lionel Messit edhe te Barcelona në sezonin 2013-2014, i sponsorizuar pikërisht nga “Pleshti”.

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...