Mentor Mazrekaj i rikthehet futbollit. Futbollist 30-vjeçar, i cili ka spikatur kryesisht te Partizani në Superiore, ka firmosur kontratë 2-vjeçare me Llapin në Kosovë. Në njoftimin e klubit nga Podujeva shkruhet:
“Mazrekaj, me bagazh të madh në futbollin kosovar dhe atë shqiptar ka përforcuar edhe më shumë radhët e Llapit. Spikasin paraqitjet e tij me Partizanin e Shqipërisë, teksa ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Ferizajt.
Mentor Mazrekaj u paraqit për herë të parë në stërvitje teksa futbollistët dhe stafi i trajnerëve i dëshiruan mirëseardhje në mesin tonë.”
Kujtojmë që Mazrekaj, gjatë 4 sezoneve me Partizanit luajti në 93 ndeshje të Superiores, duke shënuar 13 gola. Ai u shndërrua idhull i tifozërisë, derisa u largua nga të kuqtë në vitin 2017.
