Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dikur Spanja e ftoi në Kombëtare, sot Hakimi e eliminon nga Botërori dhe bëhet hero i Marokut

Nga Anarildo Alia

I lindur në Madrid dhe i rritur te akademia e Real Madrid, sot Achraf Hakimi është jo vetëm një lojtarë përcaktues te përfaqësuesja e Marokut, që po shkruan historinë, por edhe idhulli dhe shpresa e një kombi që me futbollin jeton.

Histori e futbollit, sot njeh miliona apo me shumë faqe, e ndër to nuk është e vështirë të gjesh lojtarë të cilët kanë vendosur të ndryshojnë kombësi dhe të përfaqësojnë ngjyrat e shtetit ku kanë lindur dhe jo të origjinës së tyre, por ky nuk është rasti i Hakimi-t.

Mbrojtësi 24-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë të momentit, jo vetëm në Katar. Edhe pse në moshë të re, ai ka shëtitur në disa nga klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër, si Real Madrid, Borussia Dortmund, Inter dhe aktualisht te Paris SG.

Ai është bashkuar me përfaqësuesen e Marokut që në moshën 17-vjeçare, ku ka luajtur për ekipet e moshave, ndërsa ka debutuar me ekipin e parë më 11 tetor të vitit 2016 në një sfidë kundër Kanadasë, ndërsa sot, pas 6 vitesh ai numëron në total 58 prezenca dhe 8 gola.

Të refuzosh Spanjën nuk është e lehtë, pasi po flasim për një përfaqësuese me shumë traditë në kompeticionet madhore, por Hakimi tregoi në Katar se, gjërat e lehta mbeten të lehta, por që të jesh dikushi, duhet të guxosh dhe të sakrifikosh, për fanellën…që gjaku e thërret.

Achraf Hakimi të martën mundi në raundin e 1/16-ave ata të cilët vite më parë i propozuan fanellën dhe sot në Marok ai është idhulli i të gjithëve, pasi pasioni dhe historia nuk blihen, por fitohen.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...