Connect with us

Hi, what are you looking for?

Fun

“Dikush t’i dhurojë një krem”, fansat tallen dhe kritikojnë të fejuarën e Dybalës

Emri i Paulo Dybalës është shumë i lakuar në këtë merkato duke qenë se argjentinasi është një futbollist i lirë për të zgjedhur aventurën e radhës në karrierë. Gjithsesi, së fundmi ajo që ka sfiduar “famën” e 28-vjeçarit në këto ditë të nxehta është pikërisht e fejuara e Dybalas, Oriana Sabatini.

Modelja ka postuar në rrjetet sociale disa foto me bikini nga Miami, aty ku kaloi pushimet ndërsa bie në sy ngjyra e fituar nga rrezet e diellit. Pikërisht, ky detaj ka bërë që fansat të reagojnë duke u shprehur se Oriana nuk ka përçuar mesazhin e duhur pasi rrezet e diellit kur janë të tepruara janë të dëmshme dhe se shkaktojnë kancer në lëkurë.

“Nuk është aspak një mesazh për t’u përshëndetur”. “Nuk është e shëndetshme dhe kështu favorizohet kanceri”. “Dikush t’i dhurojë Orianës një krem kundër diellit”, ishin disa nga mesazhet më të spikatura në profilin e të fejuarës së Dybalës, e cila ka vendosur të paktën për momentin të mos reagojë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...