Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dilema e Lewandowskit: Legjendë te Bayerni apo të synojë Topin e Artë te Barça?

Robert Lewandowski është para një dileme të madhe: të rinovojë kontratën me Bayernin, për t’u bërë legjendë, apo të zgjedhë një sfidë të re për objektiva që nuk i ka arritur kurrë më parë? Nga njëra anë është oferta e gjigantëve të Gjermanisë, që i garanton praktikisht trofe çdo vit, nga ana tjetër qëndron Barcelona, që po e tundon për një përvojë në një nga kampionatet me të forta, që mund t’i dhurojë një skenë të madhe, që të tërheq më shumë vëmendjen, pse jo e bën të fitojë në lehtë
Topin e Artë.

Kontrata e polakut me bavarezët skadon në vitin 2023 dhe, siç e ka shprehur vetë disa javë më parë, teksa referohej gjërave të rëndësishme të karrierës së tij: “Nuk përjashtoj asnjë skenar, duke listuar avantazhet dhe disavantazhet. Po e mendoj, po flas me personat që janë më afër meje dhe në fund do të dëgjoj zemrën.”

Nga ky këndvështrim, duket një indicie që të çon drejt rinovimit të kontratës me Bayernin, edhe pse nuk është për të nënvlerësuar – shkuan Bild – ndikimi i bashkëshortes së tij, së cilës i pëlqen shumë Spanja, ku kalon gjithmonë pushimet (kohët e fundit ka blerë një shtëpi në Mallorca).

Në Gjermani e pret rekordi i golave në Bundesligë, që mbahet nga Gerd Muller me 365 finalizime. Lewa aktualisht është në kuotën 308. Zgjedhja do të jetë e vështirë dhe vendimi duhet marrë brenda pak muajsh. Bayerni dhe Barça presin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...