Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dilema mes Pochetinos dhe Ten Hag, legjenda e United zbulon preferencën

Nuk është më një sekret që në sezonin pasardhës, Manchester United do të ketë një trajner të ri, pasi ai aktuali, Ralf Rangnick do të marrë rolin e këshilltarit të klubit. Drejtuesit e Djajve të Kuq kanë shkurtuar listën e kandidatëve dhe janë në dilemë mes Mauricio Pochetinos të PSG dhe Erik Ten Hag të Ajax. Së fundmi, një mendim rreth atij që duhet të jetë tekniku i ardhshëm i United e ka dhënë edhe legjenda Wayne Rooney. Ish-sulmuesi mbështet Pochetinon duke arsyetuar se argjentinasi e njeh mirë Premier League pasi më parë ka qenë në krye të Tottenham, madje vlerëson punën e 50-vjeçarit edhe te Southampton.

“Unë mendoj se Pochetino e ka treguar veten në Premier League, e njeh shumë mirë kampionatin. Me Tottenham i dha mundësinë lojtarëve të rinj, ashtu siç bëri edhe me Southampton. Nëse do të zgjidhja mes Pochetino dhe Ten Hag, atëherë do të preferoja argjentinasin. Por, atij i duhet dhënë kohë sepse trajnerët e kanë të nevojshme kohën për të nxjerrë në pah potencialin e skuadrës”, u shpreh Rooney.

Megjithatë, pavarësisht mendimit të ish-sulmuesit, duket se në garën mes Pochetinos dhe Ten Hag, holandezi është në avantazh dhe shihet si ideali nga drejtuesit e Manchester United për të nisur një cikël të ri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...