Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dilema rreth së ardhmes së Haaland, Dortmund ultimatum sulmuesit

Ku do të jetë e ardhmja e Erling Haland? Kjo është pyetja e cila i mundon të gjithë në Dortmund. Sulmuesi norvegjez është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Gjermania, duke pasur parasysh se nga vera e vitit të ardhshëm çdo skuadër ka mundësinë për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit, nëse paguan klauzolën prej 75 milionë eurosh.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Dortmund i ka ofruar rinovimin me një pagë prej 16 milionë eurosh (dyfishi i asaj që përfiton aktualisht) në sezon dhe tashmë topi është në anën e norvegjezit. Drejtuesit e klubit verdhezi i kanë dhënë një afat deri në muajin shkurt sulmuesit, për të marrë vendim, në mënyrë që nëse ai do të vendosë të provojë një eksperiencë të re, të mendojnë për pasuesin e tij.

Për Haaland interesimi është i madh, teksa nga Spanja deri në Angli, ekipet që duan shtatlartin janë të shumta, ndërsa klauzola e tij është e përballueshme për pjesën më të madhe të klubeve. Megjithatë në mes është dhe paga e lojtarit, që do të ketë një peshë jo të vogël. Po ashtu edhe transferimi i tij do të ketë një kosto të kripur dhe për menaxherët, çka i privon nga mundësia për të firmosur me Haaland.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...