Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Dilly” Duka: Shqipëria me talente, Telushi është…

Në konferencë për shtyp, në krah të trajnerit Skënder Gega, u shfaq mesfushori Dilaver Duka. Futbollisti shqiptar, i rritur dhe formuar në Amerikë, rezultoi afrim i goditur, duke dhënë kontribut sidomos në fazën e tretë, kur skuadra kishte më shumë nevojë për të për shkak të mungesave në mesfushë. “Dilly” e pranoi se iu desh pak kohë të përshtatej për të treguar cilësitë e tij.

“Skuadra është e mirë, e organizuar. Ndihem mirë. Kur erdha nuk isha shumë mirë fizikisht, tani ndihem mirë. Pozicioni im i preferuar? Pas sulmuesve, aty ndihem më mirë, profili është sulmues. Kam pasur mundësi të luaj në krah, por mendoj që më të mirën e jap pas sulmuesve.”

Do të qëndroni te Partizani?

Do të flas me trajnerin dhe drejtuesit, shpresoj të vazhdoj këtu.

Jeni i kënaqur me kontributin juaj?

Që kur erdha këtu, fola me drejtorin dhe trajnerin, mësova objektivat. Klubi kishte entuziazëm të madh. Mendoj se kam dhënë të mirën.

Menduat edhe për Kombëtaren kur pranuar ftesën e Partizanit?

Nuk mund të flas për këtë. Mund të flas për Partizanin. Kam biseduar edhe me Gegën, drejtuesit më bën të ditura objektivat dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë.

Shihni shumë diferenca sa i përket futbollit?

Ka shumë ndryshime vendin ku unë kam luajtur, por edhe me vende të tjera të Europës. Këtu luhet futboll mirë, më mirë nga sa mendoja. Ka shumë talente.

A është Gega mes trajnerëve më të mirë me të cilët keni punuar?

Çdo lojtar ka pika të mira dhe të dobëta. E njoh nga e kaluara Gegën. Ishte trajner cilësor në Amerikë. Ai që mbani mend më shumë është ai me të cilin fitoni.

Mund të na përmendni emrat e atyre që ju kanë impresionuar në Shqipëri?

Nuk do të ishte e drejtë të përmendja emra. Telushi, për shembull, është me teknikë të madhe, edhe eksperiencë gjithashtu. Më kanë folur për të edhe përpara se të vija, por tani që e pashë vetë…

Do të mësoni shqip?

Do të bëj të pamundurën për t’u shprehur edhe më mirë shqip. Megjithatë, për momentin komunikojë më mirë në anglisht?

Këtë vit Partizanit i erdhi mrekullia nga Amerika, Gega, Rama dhe Duka…

Nuk mendoj se nga vijnë njerëzit, suksesi vjen nga skuadra. Kjo është ajo çfarë unë mendoj.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...