Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Dinamiti” Marku: Serbin do ta vë në gjumë në raundin e parë

Dinamit. Shpërthyes. Plot besim drejt suksesit.

“Mezi po e pres këtë duel përballë publikut tim. Është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kam pesë ndeshje, pesë fitore, të gjtiha me knock out, kështu do të ndodhë edhe kjo. Rvalin e falendëroj që erdhi në Tiranë, ne jemi mikëpritës, e presim me gjithë të mirat, por deri në momentin kur do të hyjmë në kafaz.”

Florian Marku është gati për duelin e 8 qershorit ndaj serbit Sladan Dragisic, në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në peshimin zyrtar të zhvilluar në Tiranë, luftëtari kuqezi u shfaq gati në aspektin fizik dhe psikologjik për sfidën e parë në karrierë në Shqipëri, në disiplinën Mixed Martial Arts (Arte Marciale Mikse). Premtimi nuk ndryshon: nëse zgjedh të ndeshet me grushte, kundërshtari serb do të përfundojë në tapet prej raundit të parë.

“Çdo duel ka vështirësitë e veta, i kushtoj të gjithë kundërshtarëve rëndësi. Unë ia gjej pikën e dobët rivalit dhe e marr gjithmonë atë që dua. Sladia ka thënë se me mua do të ndeshet vetëm në këmbë dhe nëse dueli zhvillohet vetëm në grusht ju premtoj që Sladia do të jetë në gjumë prej raundit të parë.”

Dragisic dhe trajneri i tij u befasuan nga interesimi i madh për sfidën, me serbin që vlerësoi përgatitjen e Florian Markut, por u shpreh se nuk ka frikë.

“Kam respekt për kundërshtarin, Florian Marku është shumë i përgatitur dhe e meriton vlerësimin tim më të madh. Gjithsesi, unë e di që ai dëshiron ta fitojë këtë duel, por do të bëj maksimumin tim për ta ndalur. Këto lloj përballjesh nuk kanë lidhje me frikën. Nuk është hera e parë që ndeshem, por edhe pse kjo do të jetë një sfidë e veçantë, nuk mund të flitet për frikë nga ana e askujt.”

Trajneri Georgios Armagos vlerësoi luftëtarin kuqezi, duke u shprehur krenar që më në fund Floriano do të duelojë në atdheun e tij.

“Floriani është një luftëtar që stilin e tij të duelit e përshtat në bazë të përballjes dhe gjithçka e zgjidh në atë moment. Nuk kemi përgatitur ndonjë taktikë të veçantë, sepse Floriani është i mirë në disa lloj stile, të cilat i ndryshon gjatë përballjes dhe kam mjaft besim. Jam shumë krenar që më në fund Floriani do të ndeshet në Shqipëri.”

Nga ana e tij, Marku foli për bashkëpunimin e shkëlqyer me njeriun që e përgatit prej vitesh, si edhe për objektivat e së ardhmes.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...