Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Dinamo dështon sërish në kryeqytet, Apolonia i shënon tre gola

Dinamo pësoi humbjen e dytë radhazi në shtëpi në Kategorinë e Parë. 18 herë kampionët e Shqipërisë, po luftojnë për t’u rikthyer në Superiore, por renditën në vendin e tretë në Kategorinë e Parë.

“Blutë” humbën 2-3 në kryeqytet përballë Apolonisë. Sfida u zhbllokua nga goli i nigerianit Umejiego (8’), i cili kaloi fierakët në avantazh. Dinamo reagoi dhe barazoi me anë të Taulant Markut (31’).

LEXO EDHE:

Apolonia u rikthye në avantazh falë një penalltie të saktë të Stefano Omerit (66’). Dinamo sërish barazoi falë golit me kokë të nigerianit Eche (73’).

Emocionet nuk kishin përfunduar në “Selman Stërmasi”, pasi një gol i bukur me kokë i Eneh (86’) i dhuroi Apolonisë tri pikë të arta.

Dinamo mbetet në vendin e tretë me 34 pikë, tri më pak se Skënderbeu kryesues dhe dy më pak se Flamurtari. Ndërkohë, Apolonia është ngjitur në vendin e shtatë me 25 pikë.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...