Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Dinamo e Besa “ndezin motorët”, me shpresën për të luajtur në Superligë

Dinamo dhe Besa “ndezin motorët” me sytë nga zhvillimet e Kategorisë Superiore, ku janë disa klubet në vështirësi të mëdha financiare, duke vënë në dyshim prezencën e tyre në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Largimi i Grigor Tavos te Luftëtari, edhe pse nuk përkthehet domosdoshmërisht në një dorëzim të klubit përballë kritereve të licensimit, vë seriozisht në dyshim të ardhmen e skuadrës gjirokastrite, ndërkohë që dilemat nuk mungojnë edhe në të tjerë klube.

Një gjobë prej një milionë eurosh dhe modalitetet e pagimit të saj qëndrojnë si shpata e Demokleut mbi kokën e Skënderbeut ndërsa një situatë kaotike është edhe të Flamurtari. Situatë kjo që ka bërë që te Dinamo dhe Besa dy skuadra të traditës, të ndezin shpresat për në atë që italianët e quajnë ripeshkim, apo më saktë një thërritje për t’u ngjitur në Superiore si dy skuadrat që mbyllën në vendet e dyta grupet respektive të Kategorisë së Parë.

Në rast se një nga skuadrat e Superiores nuk plotëson kriteret ekzioston mundësia e një Play Off-i mes Dinamos dhe Besës për të fituar vendin e lënë bosh, apo nëse bëhen dy skuadra të Superiores që nuk marrin miratimin nga Federata, Dinamo dhe Besa do të futeshin të dyja në Kategorinë Superiore.

Në fakt të dy klubet e traditës nuk kanë qëndruar indiferentë ndaj zhvillimeve përkundrazi, Dinamo ka nisur përgatitjet nën drejtimin e Igli Allmuçës, duke paralajmërua madje edhe firmat e shpejta me disa lojtarë të Kategorisë Superiore, por lajmi me të vërtet i madh në shtëpinë dinamovite do të ishte konfirmimi i zërave për një rikthim të familjes Nuri për të ndihmuar financiarisht skuadrën.

Te Besa ndërkohë Nexhat Bizhdili, një nga ata presidentë që kanë një barrë eksperiencë në Superiore, ka në stol një tjetër emër të denjë për elitën, Gugash Maganin, ndërkohë që ka nisur fushatën e afrimeve me disa emra të rinj në respekt të traditës së Besës për të promovuar e lancuar futbollistë. Të gjitha sinjale se të Dinamo e Besa shpresojnë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...