Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dinamo e nis “zjarr” merkaton, firmos për 2 vite me ish-futbollistin e Skënderbeut

Bruno Dita rikthehet në shtëpi. 31-vjeçari do të jetë pjesë e Dinamos nga edicioni i ri futbollistik, duke u rikthyer kështu në ekipin ku u formua si futbollist. Mesfushori është prezantuar nga klubi kryeqytetas, që e ka ilustruar afrimin e Ditës edhe me disa foto në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Akademisë së “nëndetëses blu”.

Lexo edhe: 

Në njoftimin e klubit thuhet se ka qenë insistimi i presidenti Bardhi që Dita t’i bashkohet Dinamos. Po ashtu bëhet e ditur se 31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Dita ka luajtur në të shkuarën për Besën, Teutën dhe Shkëndijën e Tetovës dhe Skënderbeun. Me korçarët mesfushori është angazhuar dhe në grupet e Europa League.

Dita ka dalë një herë kampion në Shqipëri, ndërsa ka fituar po nga një herë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Në Maqedoninë e Veriut gjithashtu ka arritur të marrë medaljen e kampionit me Shkëndijën e Tetovës. Kjo është goditja e parë e madhe e klubit dinamovit në merkaton e verës, ndërkohë që priten të tjera lëvizje në ditët në vijim. Synimi i Dinamos është që edicionin që vjen të garojë për “Final4”.

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....