Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Dinamo emëron një shqiptar në pankinë, prezantohet trajneri i ri

Pas largimit të befasishëm të Francesco Morieros dhe Fabrizio Miccolit nga pankina e Dinamos mbrëmjen e djeshme, klubi kryeqytetas nuk ka humbur aspak kohë dhe ka prezantuar menjëherë trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për ish futbollistin e bluve, Olsi Uku, i cili ka qenë edhe ndihmës i Fabrizio Cammaratës, gjatë kohës që ky i fundit drejtoi Dinamon. Uku njeh mjaft mirë ambientin dhe futbollistët e bluve, ndaj u pa si njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën në këtë moment.

Në CV-në e tij si trajner ka edhe një eksperiencë si ndihmës i Nevil Dedes në stolin e Tiranës, ndërsa tani do të provojë të rikthejë Dinamon në elitën e futbollit shqiptar, aty ku blutë mungojnë prej vitesh.

Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli u larguan në mënyrë të befasishme dje në mbrëmje, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ndërsa menjëherë pas tyre reagoi presidenti Pontrelli, i cili theksoi se do t’i besojë një trajneri shqiptar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...