Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dinamo kthehet në Tiranë, Manchester City krijon skuadër tjetër

Dinamo mbetet në Tiranë. “Blutë” do të vijojnë të jenë një klub i kryeqytetit teksa projekti i nisur për t’i shndërruar 18-herë Kampionët e Shqipërisë në një satelit të Manchester Cityt me vendndodhje në Durrës dhe me emërtimin “Dinamo City”, nuk do të realizohet.

Në fakt, projekti i “City Group” për të hapur një akademi dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit shqiptar do të vijojë, por duke nisur një projekt nga e para dhe duke krijuar një akademi të quajtur “Dyrrah City Football Academy”, e cila më pas do të konkretizohet edhe me një skuadër që do të nisë nga fillimi të gjitha etapat në futbollin shqiptar.

“Dyrrah City Football Academy”, ka nisur përgatitjen për të ushtruar aktivitetin në Shqipëri ndërsa është krijuar edhe faqja zyrtare në rrjetet sociale, teksa njoftohet se synimi do të jetë promovimi, evidentimi dhe disiplinimi i talentëve shqiptarë.

Lexo edhe:

“Dyrrah City Football Academy”, është një organizatë jofitimprurëse (OJF) e krijuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe “City Group” e që do të ndërtojë qendrën më të madhe dhe më moderne me ambiente trajnimi në vend dhe më gjerë. Vizioni i akademisë nuk është vetëm promovimi i talenteve të reja, por edhe frymëzimi i vlerave përmes lojës së bukur të futbollit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....