Abissnet Superiore

Dinamo, me sytë jashtë Shqipërisë për merkaton

Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti, që do të zhvillohet të mërkurën, në “Kukës Arena”, ndaj Kukësit. Skuadra e Bledi Shkëmbit do të ketë disa ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur, ndërsa në anën tjetër drejtuesit vijojnë punën në merkato, për të përforcuar skuadrën.

Deri më tani, blutë e kryeqytetit kanë nënshkruar me ish-mesfushorin e kombëtares Sabien Lilaj, i cili është bashkuar prej disa ditësh me skuadrën, ndërkohë tashmë fokusi është nga tregu i huaj. Aktualisht, Bledi Shkëmbi ka vetëm katër lojtarë të huaj, Samake, Sofranac, Sidibe dhe Chinedu. Në ndeshjet e Superiores lejohen deri në pesë lojtarë të huaj, ndaj dhe te Dinamo kanë hedhur sytë për lojtarë të huaj, ndikuar dhe nga fakti që në kampionatin shqiptar është tepër e vështirë që të gjenden lojtarë të lirë. Tregu i huaj ofron më shumë opsione, sidomos nga ligat ku kampionti ka përfunduar.

Sulmi ka qenë reparti më problematik, teksa kanë shënuar vetëm 10 gola në 15 ndeshje, po aq sa dhe Kastrioti i vendit të fundit, duke pasur sulmin më të dobët në Superiore. Emri i Arthur Reginaldos është më i përfoluri për një afrim të mundshëm tek skuadra e Dinamos, por ish-lojtari i Kukësit, Laçit dhe Luftëtarit nuk është bashkuar me skuadrën kryeqytetase. Afrimi i lojtarit nga Mozambiku mund të zgjidhë problemet e Shkëmbit për repartin e sulmit.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency