Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dinamo ndal Laçin e Mezanit

Laci dhe Dinamo testuan forcat e tyre në një takim miqësorë të zhvilluar në kompleksin e kombëtares shqiptare në Kamëz. Ndeshja që përfundoi në barazim 1-1 u ka shërbyer të dy trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve.

Në këtë takim kurbinasit testuan dhe disa prej lojtarëve që kanë ardhur te kjo skuadër gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që Dinamo zhvilloi një 90-minutësh pozitiv, edhe pse ekipi ka vetëm pak ditë që ka nisur stërvitjen.

Për Laçin shënoi Xhixha, ndërsa Ilir Allmuça ishte autori i golit për Dinamon. Trajneri Mezani u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet dhe angazhimin e futbollistëve në stërvitje.

Nga ana tjetër, Dinamo ka vetëm pak ditë që ka nisur fazën përgatitore, ndërkohë që ndërhyrje në merkato deri më tani nuk pasur. Sidoqoftë ky fakt nuk e shqetëson teknikun e bluve, Igli Allamuca.

Synimi trajnerit, por edhe i klubit për këtë vit është që skuadra të renditet në pesë vendet e para, teksa beson që sezonin e ardhshëm Dinamo do të jetë pjesë e kategorisë superiore. Testet miqësore për të dy klubet do të vazhdojnë edhe ditën e shtunë, ku Laçi do të përballet me Kastriotin, ndërsa Dinamo me Apoloninë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...