Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dinamo, në pikiatë/ Bardhi vendosë “të zbresë” vetë në fushë (foto)  

Skuadra e Dinamos është duke kaluar një periudhë të vështirë, duke u renditur në vend të tetë të Abissnet Superiore pra në zonën e rrezikut, ndërsa tashmë është shumë larg objektivave të deklaruara në fillim të sezonit, që ishin kampionatet e Europës.

Aktualisht “blutë’ e kryeqytetit numërojnë tetë ndeshjet e fundit pa fitore dhe si pasojë në 22 javë kampionat ka mundur të mbledhë vetëm 20 pikë.

Ndërsa ndodhen në prag të sfidës me Vllazninë, që do të zhvillohet këtë të enjte në orën 16:45 në “Loro Boriçi”, Presidenti Adrian Bardhi ka zbritur në fushë për të ndjekur nga afër stërvitjen e skuadrës së “Dinamovitëve”, me lajmin që është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas në një postim në rrjetet sociale.

“Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi”.

Presidenti Adrian Bardhi ka zbritur në fushë për të takuar skuadrën në fillim të seancës stërvitore, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për 18 herë kampionët e vendit.

Pasditen e sotme skuadra do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës në prag të sfidës kundër skuadrës kuqeblu.”-shkruhet në postimin e Dinamos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...