Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dinamo prezanton blerjet, drejtori Barushi: Presidenti po blen një kompleks sportiv, nis një kapitull i ri

Dinamo e nisi konferencën për shtyp para sfidës me Kukësin me prezantimin e zëvendës-trajnerit, Bledar Devolli, dhe të përgatitësit atletik, Orjand Abazaj. Drejtori i Përgjithshëm i Dinamos, Ermal Barushi, në fjalën e tij theksoi se Dinamo po nis një kapitull të ri, duke iu referuar investimit për blerjen e një kompleksi sportive.

“Pas përfundimit të sezonit, kemi bërë një analizë dhe kemi nxjerrë disa konkluzione. Dua të falënderoj ish-pjesëtarët e stafit dhe lojtarët që janë larguar. Presidenti ka dhënë mbështetje, pavarësisht rezultateve. Kemi bërë dy afrime ë, trajnerë që njihen në botën e futbollit, Devollin dhe Abazajn.

Jemi në proces për blerjen e një qendre sportive. Presidenti po financon për nisjen e një kapitulli të ri për Dinamon.”

Më pas erdhi radha e prezantimit të tri prurjeve të reja: Lilaj, Reginaldo dhe Deninson.

“Jam lojtar profesionist, erdha këtu tri ditë më parë. Do të jem gati për të dhënë më të mirën time për Dinamon,” – deklaroi Reginaldo.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...