Klubi i Dinamos ka prezantuar mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale edhe Drejtorin Sportiv të klubit, që do të jetë italiani Enzo Passarelli.
Ky i fundit ka qenë më herët pjesë e klubit të Latinës, ku ka mbajtur sërish postin e Drejtorit Sportiv, ndërsa tani vjen te skuadra kryeqytetase.
Pak ditë më parë Dinamo prezantoi edhe trajnerin e ri, italianin Mauro Manzoni, ndërsa në klub thuhet se një kompani italiane po investon për një projekt interesant.