Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dinamo rikthehet zyrtarisht në Superiore pas 9 vitesh!

Pas 9 vitesh ka festë edhe për Dinamon. Blutë kryeqytetas u kthyen zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas një mungese të gjatë falë triumfit 0-2 në transfertën ndaj Vorës. 3 pikë të arta që një javë para fundit e thelluan në 6 pikë diferencën nga Burreli i vendit të dytë një javë para fundit të grupit A të Kategorisë së Parë. Ndaj Vorës, Dinamo iu fal dygolëshit të sulmuesit kamerunas Djidjëa i cili realizoi dy herë për skuadrën e Olsi Ukut që u ngjit në kuotën e 47 pikëve. Dinamos i mjaftonte një fitore ndaj Vorës për të arritur zyrtarisht Kategorinë Superiore por edhe nëse nuk do të fitonin Blutë edhe me një barazim do të riktheheshin në elitë pas sfida mes dy ndjekësve të Dinamos në renditje ajo mes Korabit dhe Burrelit përfundoi në barazim 1-1. Dinamo i bashkohet kështu Egnatias që siguroi gjithashtu ngjitjen në Superiore dy javë më parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...