Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dinamo shkëlqen në miqësore, mposht bindshëm Pogradecin

Dinamo shkëlqen në miqësoren me Pogradecin me ekipin e Bledi Shkëmbit që bëri një paraqitje shumë të mirë në Gjorgji Kycyku duke fituar me rezultatin 4-1 e duke konfirmuar se ekipi është në rrugën e duhur sa i përket përgatitjeve.

Pas hedhjes së shortit të Superiores, ku blutë e rikthyer në Superiore do të ndeshen me Kastriotin në sfidën hapëse, ekipi i Shkëmbit bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Pogradecit me emrat e rinj Ibraimi dhe Demiri që konfirmuan se janë përshtatur shumë mirë në lojën e bluve, që këtë sezon do të kenë ambicie të rëndësishme dhe sa i përket objektivave.

Për blutë e kryeqytetit spikati Demiri me dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi dhe Ibraimi e Berberi. Në këtë ndeshje trajneri aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, ndërsa kjo ishte miqësorja e dytë pas barazimit 0-0 me Burrelin pak ditë më parë në “Selman Stërmasi”, me ekipin që tregoi se ka bërë hapa të rëndësishëm përpara.

Gjatë qëndrimit në Pogradec ku po përgatitet për fillimin e sezonit të ri, Dinamo do të luajë dhe disa ndeshje miqësore të tjera me ekipin e Shkëmbit që ka për qëllim të përgatitet sa më mirë për fillimin e sezonit të ri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...