Kategoria Superiore

Dinamo zyrtarizon goditjen e parë në merkato, firmos Patrik Bardhi!

Rikthimi në Superiore pas 9 vitesh ka ardhur në momentin e duhur për Dinamon që do të tentojë të jetë një skuadër pretendente që në sezonin e parë në elitë. Pas zyrtarizimit të trajnerit Bledi Shkëmbi drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë nisur edhe merkaton e cila pritet të jetë shumë cilësore për të vënë në dispozicion të teknikut të ri një skuadër sa më kompetitive. Ashtu siç ishte folur edhe në media Patrik Bardhi është goditja e parë e “bluve” në këtë merkato verore. Sulmuesi 23-vjeçar i cili pak javë më parë mbylli aventurën me Kastriotin është bërë zyrtarisht pjesë e Dinamos. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka bërë publik afrimin e Patrik Bardhit i cili ka dalë nga moshat e Tiranës ndërkohë që në 3 sezonet e fundit ka qenë një pikë kyçe e Kastriotit. Në edicionin 2020-2021 të Kategorisë Superiore ai u aktivizua në 32 ndeshje me krutanët duke realizuar dhe një supergol në fitoren 1-0 ndaj Kukësit në dhjetor të vitit të kaluar.

“Nëndetësja blu” u rikthye në Superiore, pas 9 viteve mungesë dhe drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një skuadre kompetitive.

“Patrik Bardhi është firma e parë e projektit të ri. Sulmuesi 23-vjeçar vjen pas një aventure të suksesshme në Kategorinë Superiore duke treguar rritje në karrierën e tij sportive.”, lexohet në njoftimin e Dinamos.

Pas Bardhit te Dinamo pritet të afrohen të tjerë emra cilësorë ku më i spikaturi mund të jetë ai i Agim Ibraimit i cili me shumë gjasa do të qëndrojë në Kategorinë Superiore por jo më me fanellën e Kukësit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency