Për ish-portierin e Italisë, Dino Zoff kjo Kupë Bote ka shfaqur protagonistë portierët.
“Kush është portieri më i mirë në këtë Botëror? Deri më tani Bounou ka lënë një përshtypje të mirë për mua, ai ka dhënë një kontribut shumë të dukshëm. Surpriza e Marokut është ndikuar shumë nga ai.”-tha ai në një intervistë të dhënë së fundmi.
Duke komentuar në veçanti Bounou të Marokut dhe Livakovic të Kroacisë, lojtari më i vjetër që ka fituar një një Kupë Bote, më saktësisht atë të 1982, kohë në të cilën ishte 40-vjeç, theksoi se portieri në këto turne është vendimtar.
“E fituam Kampionatin Evropian falë Donnarumma. Në këto kontekste, kur bëhet fjalë për penalltitë, portieri mund të japë një kontribut themelor. Kush është favorit për suksesin final? Franca më duket në formë të mirë.”-tha ai
